E Diel, 1 Nëntor 2026

Përjetësohen të rënët e betejës së Jeshkovës

Në Shkollën e Mesme Teknike “11 marsi” në Prizren, sot është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Betejën e Jeshkovës dhe të cilët ishin nxënës të kësaj shkolle.

Në zbulimin e pllakës përkujtimore ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Me këtë rast, Buja ka thënë se këta emra sot po përjetësohen dhe kjo pllakë është ngritur për t’i respektuar dhe t’i nderuar të rënët.

“Jemi në 11 mars, në shkollën 11 marsi për 11 marsin e 81- shes dhe për këta dëshmorë të nderuar që kanë rënë dhe unë nuk jam absolutisht i shkarkuar nga emocionet sepse të përkujtosh njerëzit që kanë qenë bashkudhëtare në rrugën tonë të përbashkët është e veçanta, të skaliten ata në gurë si emra po kështu është veçantia tjetër por është e rëndësishme që me këta emra që këtu sot po i përjetësojmë në njëfarë forme i nderojmë jo vetëm t’i bëjmë kështu në përmendore por t’i nderojmë dhe t’i respektojmë. E veçanta është se sot dhe para 32 vjetësh ndodhën ato demonstratat e mëdha të 81-shës që ndërruan edhe mentalitet edhe mendësi edhe veprim dhe iu kthyem vetvetes duke qenë ata që ishim dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Buja, shkruan express

Ai ka shtuar se ka ardhur për të nderuar dhe përkujtuar djemtë e kësaj shkolle të cilët kanë rënë për të mirën e kombit dhe lirinë e vendit.

Ndërsa, kryetari i komunë së Prizrenit, Ramadan Muja ka thënë se e kanë parë të arsyeshme që të kaliten në gurë emrat e tyre në mënyrë që qytetarët e komunë së Prizrenit dhe më gjerë të përkujtojë emrat e tyre për jetë.

“Shkolla e mesme teknike është një qendër e veçantë e shkollimit të mesëm ku janë ngritur janë arsimuar dekada me radhë gjenerata të reja të cilat janë kalitur jo vetëm duke marrë dije nga shkenca të ndryshme teknike edhe humanitare por edhe në frymën patriotike janë grumosur këtu në këto ndërtesa të shkollës teknike dhe ajo u tregua gjatë luftës së fundit të 1998 dhe 99 kur i rrokën pa përtesë armët për t’iu kundërvënë okupatorit, kolonialistit shekullor për të çliruar pragun e shtëpisë, gjegjësisht për të vënë themelet e shtetit tonë të ri”, ka thënë Muja.

Ai ka shtuar se ata janë vënës të themeleve të shtetit tonë, duke luftuar për liri dhe pavarësi.

Kjo ngjarje u zhvillua edhe në përkujtim të demonstratave të studentëve të 11 marsit të vitit 1981./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›