E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Mubarakut

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, është mjaft e rëndë dhe ai herë pas here po e humb vetëdijen, që nga koha kur është dërguar në një spital në Kajro.

Një përfaqësues i shërbimeve të sigurisë theksoi se Mubarak është vizituar nga bashkëshortja e tij, Suzana, pasi që ishte përhapur lajmi se ish-presidenti i Egjiptit ka vdekur.

Mubarak më 2 qershor u dënua me burgim të përjetshëm, për shkak të vrasjes së protestuesve gjatë demonstratave vitin e kaluar, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin me vdekje.

Në procesin që filloi në gush të vitit 2011, prokuroria ofroi dëshmi se Mubarak kishte dhënë urdhër për të hapur zjarr kundër protestuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›