E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Jahjaga e din se mandati i saj është i shkurtuar

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se edhe vetë presidentja Jahjaga ka qenë e pranishme në prillin e vitit të kaluar, kur u vendos për mandatin e saj të shkurtuar.

Kreu i LDK-ës, Isa Mustafa tha se nuk do të lëshoj pe nga respektimi i marrëveshjes së viti të kaluar për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se edhe vetë presidentja Jahjaga ka qenë e pranishme në prillin e vitit të kaluar, kur u vendos për mandatin e saj të shkurtuar, transmeton RTK.

Mustafa thotë se LDK-ja do të qëndroj prapa marrëveshjes dhe do të kërkoj që ajo të zbatohet në tërësi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›