Turqi,tërmet i fuqishëm në pjesën perëndimore

Raportohet se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballësh ka goditur pjesën jugperëndimore të Turqisë.
Qendra sizmike observatorike Kandilli tha se epiqendra e tërmetit ishte në Egjeut, Oludeniz.
Televizioni shtetëror turk tha se disa njerëz janë plagosur ndëmjer veti në panikun e krijuar pas tërmetit, por nuk ka paraqitur asnjë shifër.
Më 23 tetor të vitit të kaluar një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën lindore të Turqisë, ku u vranë më se 600 njerëz.
Por ky tërmet ishte përcjellur edhe me dridhje të tjera, kështu që më 12 nëntor rajoni u godit nga tërmeti me magnitudë 5.6 ballë, nga i cili humbën jetën 40 njerëz të tjerë në këtë zonë.