E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbyten 50 banesa ne Spitalle situate e rende dhe ne disa zona

DURRES - Moti i keq me reshje te dendura shiu ka sjelle nje situate te rende permbytjeje ne Spitalle ish-Kenete si dhe ne zonen e plazhit. Situata me e rende paraqitet ne Spitalle ku 50 shtepi jane bere te pabanueshme pasi uji ka vershuar brenda tyre. Orendite kane dale jashte perdorimit ndersa jetesa ne keto banesa eshte e pamundur. Banoret kerkojne ndihme pasi sipas tyre shtepite iu permbyten sa here qe bie shi. Pergjate gjithe nates kemi bere roje te pakten per te shpetuar femijet nese situata do te perkeqesohej. Kemi punuar vete gjate gjithe nates per te shpetuar banesat tona pasi institucionet pergjegjese nuk kane marre asnje mase per evitimin e permbytjeve shprehen banore te Spitalles. Pas situates se krijuar jo vetem ne Spitalle por edhe ne plazh ne ish-Kenete apo ne Koder-Vile e cila rrezikon shembjen reagoi kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako. Ai akuzoi anetaret e djathte te keshillit bashkiak te cilet sipas tij nuk kane aprovuar nje fond qe do te perdorej ne raste te tilla emergjencash. Ne lidhje me situaten e krijuar ka reaguar edhe prefekti Genci Alizoti i cili u kerkoi te gjitha institucioneve te marrin masa.

Mirdite evakuohen 8 familje

Reshjet kane sjelle nje situate te renduar edhe ne Mirdite. Si pasoje e rreshqitjes se tokes 8 familje jane detyruar te evakuohen. Bllokimi i kanalizimeve ka devijuar prurjet duke na demtuar shtepite e banimit. Shtepite kane filluar te plasariten ndaj ne u detyruam te vendosemi tek te afermit tane u shpreh Fran Tusha. Nderkohe ne fshatin Fang ku kalon edhe autostrada ka pasur rreshqitje te gureve. Policia ka nderhyre per te evituar aksidente por sipas specialisteve rreshqitja e dherave ne autostrade vijon here pas here.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›