E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora pa uje dhe drita

VLORE - Reshjet dhe stuhia shkaktuan anomali ne qytetin e Vlores kryesisht ne rrjetin rrugor ne energjine elektrike si dhe ne furnizimin me uje te pijshem. Rruget dhe trotuaret dje ishin te mbushura jo vetem me uje por edhe me balte per pastrimin e se ciles ishin angazhuar punonjesit e Ndermarrjes se Komunales. Ne pune u vune edhe botet e ujit si dhe zjarrfikeset per te lare balten. Por ende te pariparueshme jane defektet ne nenstacione elektrike si dhe ne rrjet. Shkak jane bere shkarkimet atmosferike te cilat dogjen transformatoret. Nje tjeter problem qe ka shqetesuar qytetaret ishte edhe mungesa e furnizimit me uje te pijshem per shkak te mungeses se energjise. Megjithese edhe dje moti ishte i keq dhe deti me dallge tragetet e linjes me Italine kane lundruar normalisht. Nderkohe mjaft pronare te lokaleve jane pare duke riparuar demet e shkaktuara kryesisht xhama te thyera apo tenda te shkulura. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›