Perkrahesit e Tavos ne Gjirokaster zbusin deklaraten e Vangjelit

Nje grup perkrahesish te deputetit socialist Vangjel Tavo jane grumbulluar dje ne fshatin Terihat te Dropullit te Poshtem dhe kane publikuar nje deklarate ne mbeshtetje te vendimit te tij per te braktisur PSSH por nderkohe kundershtojne te gjitha deklarimet qe lidhen me kalimin e tij ne radhet e mazhorances qeverisese. Ne garantojme popullin socialist te Gjirokastres dhe te gjithe Shqiperise se vota e Vangjel Tavos nuk do te jete pro qeverise se korruptuar te Berishes por do te jete pro vendimeve te PS kjo eshte ne thelb permbajtja e deklarates qe sipas burimeve konfidenciale eshte nenshkruar nga disa drejtues te komunave te drejtuara nga PS miq shoke dhe bashkepunetore prej 20 vjetesh te deputetit qe konsumon mandatin e katert elektoral Vangjel Tavo. Grupi i perkrahesve te deputetit Tavo nepermjet kryetarit te Komunes Libohove-Qender Krenar Kulla ne prononcimin e tyre per publikun nenvizuan se Kjo eshte deklarata e nje grupi mbeshtetesish te deputetit Vangjel Tavo ku perfshihen drejtues te njesive vendore te PS ne Gjirokaster miq shoke dhe bashkepunetore te Tavos prej 20 vitesh dhe qe kerkojme te informojme opinionin publik se gjithcka qe shkruhet thuhet dhe aludohet mbi deklaraten e Vangjel Tavos jane te paverteta. Vendimi i tij nuk ka asnje lidhje me partite e koalicionit qeverises por shpreh shqetesimin mbi situaten e brendshme ne PS-ne e Gjirokastres. Sipas perkrahesve te deputetit qe nje dite me pare deklaroi largimin nga PSSH ne deklaraten e tij deputeti Tavo ka dhene alarmin mbi disa ceshtje parimore thelbi i te cilave eshte i rendesishem per PS-ne e Gjirokastres per ne perkrahesit e Tavos dhe popullin socialist ne pergjithesi. Por askush te mos guxoje dhe spekuloje me kete vendim te tij dhe aq me pak Berisha dhe Meta. Deklarata e Tavos nuk eshte vendim individual por ajo shpreh mendimin dhe vullnetin tone dhe gjithe popullit socialist te Gjirokastres perfundon deklarata e perkrahesve te deputetit Vangjel Tavo. Deklarata e perkrahesve socialist te deputetit Tavo mban daten 4.10.2010.
TavoLargimi i deputetit Vangjel Tavo nga grupi parlamentar i Partise Socialiste po deshmon nder te tjera edhe nje krize te marredhenieve njerezore me kreun e saj Edi Rama sesa nje riorientim politik i te zgjedhurit ne Gjirokaster. I kontaktuar nga gazeta Shqip deputeti ne fjale ka bere te njohura arsyet e marrjes se nje vendimi qe pervec se perfaqeson nje problem politik per PS-ne i heq asaj momentin e favorshem te krijuar pas largimit te Paulin Sterkajt nga Partia Demokratike. Une u largova pas nje shperfilljeje konstante nga kryetari i partise edhe pasi denoncova qe votat e socialisteve te Gjirokastres u trafikuan per deputetet e djathte deklaroi Tavo. Nderkohe vendimi i marre dy dite me pare nga Tavo nuk eshte pasuar nga zhvillime te tjera duke e bere disi te paqarte perspektiven. Keshtu behet e ditur se ai ka refuzuar ftesen per anetaresim te partise me te re ne skenen shqiptare MEGA e cila eshte deklaruar si perfaqesuese e minoritetit grek ne Shqiperi.
LSINje Jo ka dhene ish-deputeti socialist edhe per sa i perket ofertes se terthorte te Levizjes Socialiste per Integrim e cila shpreson me kete rast ne nje kompensim te kostove te krijuara nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. Keshtu dje dy nga drejtuesit e pare te LSI-se kreu i saj Ilir Meta dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto kane mirepritur nje bashkim te ish-deputetit te PS-se me partine e tyre. Cdo deputet eshte sovran per vendimet e tij per sot dhe per te ardhmen. Ajo qe une dua te theksoj dhe qe ua kam komunikuar dhe para pak ditesh ka te beje me kete fakt qe kjo eshte nje mazhorance shume solide...Ata qe nuk kane durim deri ne vitin 2013 tregojne mungese profesionalizimi por edhe pergjegjesie ne sjelljen e tyre politike deklaroi Ilir Meta. Me i drejtperdrejte ka qene numri dy i LSI-se Haxhinasto i cili duke folur dje nga Ministria e Jashtme teksa ka mohuar zerat per negocime me Tavon ka lene te hapur deren e partise per te. Nuk ka pasur kontakte me zotin Tavo vendimi i tij i ardhshem varet prej tij...Ai do te ishte i mirepritur deklaroi ministri i Jashtem shqiptar.