Prudentino Ina Rama takon kreun e SHIK-ut

Ne te njejten kohe kur ne terren po ekzekutoheshin urdhrat e sekuestrimit per pasurite e familjes Prudentino dhe te bashkepunetoreve te tij shqiptare perfshire ketu edhe njerez te afert me politikane kryeprokurorja Ina Rama ka kryer nje takim sekret me kreun e SHIK-ut Bahri Shaqirin. Akuza qendrore tha se takimi ka qene ne kuader te bashkepunimit dypalesh SHISH-Prokurori per te faktuar te gjitha akuzat publike te politikes per verifikime dhe hetime per pasurite e krimin e organizuar. Megjithate momenti i zhvillimit te takimit perkon me veprimet per sekuestron e pronave te kryemafiozit nga Tirana ne Vlore ku jane bllokuar vila dhe hotele luksoze. Burime konfidenciale te akuzes qendrore thane se ne te njejten kohe kur Bahri Shaqiri ka qene ne godinen e Prokurorise se Pergjithshme ne te ndodhej edhe drejtuesi i Prokurorise se Krimeve te Renda. Kjo prokurori pas fillimit te procedimit penal nga akuza e Vlores per pastrim parash nga Albino Prudentino ka filluar te sekuestroje te gjitha pronat ne emer te tij.
Pastrimi i paraveNe nje komunikim me mediat zyra e Prokurorit te Pergjithshem saktesoi se ndaj shtetasit italian Albino Prudentino dhe bashkepunetoreve te tij ka filluar nje hetim per akuzen e pastrimit te parave. Prokuroria e Pergjithshme ne kuader te luftes kunder krimit dhe ne pergjigje te sensibilizimit te opinionit publik lidhur me ceshtjet qe kane qene edhe ne fokus te medias ben te ditur se duke nisur nga data 1 tetor 2010 eshte regjistruar nga Prokuroria Gjyqesore e Rrethit Vlore ceshtja penale per pastrim parash ne ngarkim te shtetasit italian Albino Prudentino i akuzuar si pjesetar i grupit mafioz lsquoSacra Corona Unita thane burimet zyrtare nga akuza qendrore. Sipas tyre paralelisht me hetimin nga Prokuroria Gjyqesore e Rrethit Vlore behet e ditur se Prokuroria e Krimeve te Renda po kryen aktivitetin e saj procedural ne zbatim te ligjit Antimafia per hetimin pasuror te pasurive te Albino Prudentinos. Hetimi ka nisur fillimisht per shtetasin italian Albino Prudentino per te cilin ka edhe nje mandat arresti nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leces. Hetimi per pasurite e Albino Prudentinos eshte shtrire edhe per pasurite e personave te tjere te cilet rezultojne te kene lidhje me te thane burimet nga akuza qendrore sipas se ciles jane bllokuar edhe asetet e para.
Pronat e bllokuaraPas regjistrimit te procedimit penal per pastrim parash akuza qendrore tha se jane bllokuar asetet e para te familjes Prudentino. Prokuroria e Vlores ne kuader te procedimit penal per pastrim parash ndaj shtetasit italian Albino Prudentino i arrestuar disa dite me pare ne Vlore ne baze te nje mandat-arresti nga Prokuroria e Antimafies se Leces per pjesemarrje ne organizaten mafioze lsquoSacra Corona Unita ka vendosur sekuestrimin e nje lokali ne Vlore. Lokali lsquoGelateria Piaza Italia ndodhet pergjate rruges Skele-Uji i Ftohte thane burimet nga akuza qendrore. Sipas tyre Prokuroria e Vlores po ne kuader te procedimit penal per pastrim parash ka vendosur sekuestrimin e aktivitetit te zhvilluar ne resortin Artur MUZA ne Komunen Petrele pergjate rruges nacionale Tirane-Elbasan. Nderkohe akuza qendrore deklaron se Prokuroria e Vlores dhe Prokuroria e Krimeve te Renda i kane nisur shkresa zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne te gjithe Republiken e Shqiperise per pasuri ne emer te familjes Prudentino. Ka dyshime se ky shtetas i akuzuar si nje nga kreret e klanit mafioz Sacra Corona Unita ne Itali disponon edhe ambiente e godina per ushtrimin e aktivitetit te tij ne lojerat e fatit. Megjithate hetimi duket se eshte ne fazat fillestare dhe pas evidentimit te pronave te Prudentinos akuza do te verifikoje nese te ardhurat me te cilat eshte ngritur ky biznes jane te ligjshme ose jo. Megjithate ligji i ri shqiptar Antimafie parashikon se pasuria sekuestrohet edhe nese ka dyshime se shtetas ne fjale jane marre me krim te organizuar. Pra mjafton qe ndaj Albino Prudentinos dhe djalit te tij Anxhelo ka filluar nje procedim penal per pastrim parash dhe te gjitha pasurite u sekuestrohen. Prokuroria e Pergjithshme thote se pasuria mbetet e sekuestruar edhe nese akuza e pastrimit te parave e ngritur nga Prokuroria e Vlores rrezohet.