E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos merr peng dhe sulmon policet

I riu nga Pogradeci arrin tu shpetoje prangave. Policia e kerkon ne pyjet e Mokres

Nje 30-vjecar qe konsiderohet shume i rrezikshem endet prej dy ditesh i armatosur ne Rrethin e Pogradecit duke iu shmangur policise. Ky person quhet Spartak Cela dhe akuzohet per vrasje te mbetur ne tentative rrembim personi dhe kundershtim me arme te forcave te rendit. Te tria keto vepra te renda penale ky person i ka kryer brenda nje harku te shkurter kohor mbremjen e se dieles.

Ai eshte autori i plagosjes me arme zjarri te 33-vjecarit Dritan Lushka nga fshati Bishnice i Rrethit te Pogradecit. Policia sqaroi dje se menjehere pas atentatit ndaj Lushkes Spartak Cela ka marre peng nje person qe e ka perdorur si mburoje per te dale nga fshati ndersa me pas u eshte pergjigjur me arme thirrjeve te policise per tu dorezuar.

Megjithese policet arriten te kishin kontakt vizual me kriminelin ai arriti tu shpetonte ne nje zone te pyllezuar ne afersi te fshatit Bishnice dhe nuk eshte mundur te arrestohet deri sot kur vazhdon te konsiderohet rrezik per banoret e zones qe mund ta hasin.

Arratia

Sipas te dhenave te Drejtorise se Policise se Qarkut te Korces Spartak Cela ka marre peng nen kercenimin e armes nje shtetas me inicialet E.R. I armatosur me nje pistolete tip TT dhe me nje arme automatike ndersa largohej pasi ka qelluar me pistolete mbi 33-vjecarin Dritan Lushka ne fshatin Bishnice autori i kesaj ngjarjeje te rende ka qelluar gjashte here ne drejtim te nje kamioni te ngarkuar me dru qe kalonte ne rruge. Cela ka marre peng shoferin e kamionit duke e kercenuar me jete ne rast se nuk kryente me shpejtesi largimin e tij nga zona e thelle e Mokres. Pasi ka udhetuar per disa kilometra 30-vjecari Spartak Cela eshte ndeshur me nje patrulle policore qe ishte sinjalizuar per plagosjen e rende ne lokalin e fshatit Bishnice. Ne momentin qe policia ka bere thirrje per dorezimin e tij ai ka kundershtuar duke qelluar ne drejtim te uniformave blu me nje arme automatike. Me pas ai ka lene te lire drejtuesin e mjetit dhe eshte hedhur nga kamioni. Duke perfituar nga erresira Cela ka mundur ti shpetoje policise dhe ka humbur gjurmet ne nje zone pyjore qe ndodhet ne nje rruge fshati ne zonen e Mokres.

Plagosja

Dy dite me pare Spartak Cela plagosi shtetasin Dritan Lushka i cili kishte dale nga burgu dhjete dite para ngjarjes. Ai e plagosi ate me pistolete ne lokalin e fshatit. Ne vendngjarje policia ka gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves nente gezhoja te pistoletes tip TT por fatmiresisht vetem nje plumb ka prekur trupin e 33-vjecarit nga fshati Bishnice.

Tashme Cela eshte nje nder personat me te kerkuar ne Shqiperi dhe akuzohet per tre vepra te renda penale vrasje me paramendim e mbetur ne tentative rrembim personi dhe kundershtim me arme i forcave te rendit publik.

Policia e Korces njoftoi dje se ka angazhuar patrulla te shumta per kapjen e 30-vjecarit i cili mendohet se leviz i armatosur me nje kallashnikov. Kerkimet jane shtrire ne malesine e Mokres ne nje zone pyjore ku mendohet se eshte fshehur i riu. Por me te gjitha kerkimet policia nuk ka mundur ende te prangose te kerkuarin Spartak Cela.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›