Përkthimet, Koçi: Shihen si mall, jo produkt kulturor

Përkthimi në Shqipëri po humbet vlerat e saj, ajo shihet më shumë si mall dhe jo si produkt kulturor. Këtë sirenë alarmi e ka ndezur një prej përthyesve më në zë, Afrim Koci, i cili shprehet se kjo bëhet pengesë për komunikimin ndërkulturor mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera.
Sipas Kocit duhen pasur parasysh tre aspekte për një përkthim profesional: njohja e gjuhëve të huaja, njohja e gjuhës shqipe dhe njohja e sfondit kulturor të këtyre vendeve, por këto fatkeqësisht këto elementë nuk gjenden tek përkthyesit shqiptarë.
Sipas Kocit në Shqipëri ka përkthime pafund, por është për të ardhur keq që shumica e përkthyesve e shikojnë këtë fushë si mall dhe jo si aspekt kulturor dhe kjo sipas tij ul nivelin profesional kulturor.