Tiranë, motorri përplaset me makinën, plagosen tre persona
Shpejtësia dhe mosrrespektimi rregullave të qarkullimit, për pak i ka kushtuar jetën tre të rinjeve qe udhetonin ne te njejtin motor. Ngjarja ndodhi ne kryqëzimin e bulevardit, prane Parkut Rinia, ku automjeti tip motor nga shpejtesia eshte perplasur me nje autoveture te ndaluar ne semafor.
Pas përplasjes motorri me tre te rinjte ka humbur teresisht kontrollin dhe me pas ka marre flake.
Nderhyrja e shpejte ka bere te mundur qe te shmangeshin pasojat njerezore, megjitheses tre personat kane marre plage te lehta dhe jane derguar ne spital.
Aksidenti pervec trafikut ka sjelle dhe tronditjen e kalimtareve te shumte, të cilët kanë treguar edhe njëherë se për të tilla ngjarje kurioziteti nuk është as njëherë i vogël.