Presheve proteste kunder arrestimeve

Me flamuj kombëtarë në duar e këngë patriotike në sfond mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës u tubuan për të protestuar kundër arrestimeve të ndërmarra nga policia serbe.
Protestuesit mbanin në duar pankartka ku kërkonin ndaljen e arrestimeve, gjoja për “terrorizëm” apo “krime lufte”.
“Politika e ditës në Beograd është që cdo shqiptar është terrorist, prandaj ne u themi se të gjithë jemi terroristë”, deklaruan organizatorët e protestës.
Policia serbe ka arrestuar në një aksion dy ditë para zgjedhjeve 8 shqiptarët e Luginës së Preshevës. 5 prej të ndaluarve akuzohen për krime lufte, ndërsa tre të tjerë për akuza më të lehta. Vetë Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç deklaroi ditën e premte se personat e ndaluar kanë kryer, sipas tij, “krime lufte”, në ngjarjet që lidhen me luftën e vitit 2001 të UÇPMB-së.
Ndërkohë, për arrestimet në Luginën e Preshevës ka reaguar edhe Tirana zyrtare. Nëpërmjet një deklarate, MPJ dënon arrestimet. "Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend", thuhet në reagim.
Të premten reagoi edhe qeveria e Prishtinës që i quajti arrestimet si tendencioze dhe që cënojnë paqen e stabilitetin e gjithë rajonit.