Përkthimet pa kriter të letërsisë, studiuesit: Ndikim negativ në kulturë
Përkthimet pa kriter të letërsisë së huaja, të kryera nga autorët shqiptarë, janë bërë tashmë një problem për letërsinë tonë.
Në përurimin e librit "Shenja të munguara në letrat shqipe" të autorit Korab Hoxha, i cili na sjell më afër me letërsinë dhe botën ruse përmes këtij studimi, theksi u vu te shqetësimi për ndikimin e tyre në kulturën tonë. Mangësia e përkthimeve të mirëfillta, të përshtatura është vështirë të gjenden në letërsinë tonë, gjë e cila u pohua edhe nga autori Hoxha.
Poeti dhe përkthyesi i mërnjohur, Agron Tufa, vlerësoi këtë libër si një reflektim të krijmit të letërsisë dhe përkthimit.
Ky libër përbën një risi në fushën e përkthimit artistik të poezisë ruse, pasi ndërthur përjetimet poetike me përfundimet shkencore.