Emrin e shqiptares "Nënë Tereza" do ta mbajë edhe një shesh në Budapest
Një nga sheshet kryesore të Budapestit tani do të quhet sheshi "Nënë Tereza". Në një ceremoni të veçantë në përkujtim të ditës së Lumturimit të Nënë Terezës, autoritetet hungareze i vendosën emrin e humanistes një prej sheshit shumë të njohur të qytetit si dhe zbuluan statujën që nderon figurën e saj.
E pranishmë në ceremoni ishte themeluesja dhe Presidentja e Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”, e cila së bashku me zonjën e parë e Hungarisë, Anita Herczegh, patën nderin dhe kënaqësinë për të zbuluar bashkarisht pllakatën me emrin e humanistes shqiptare Nënë Tereza.
Gjatë fjalës së saj zonja Berisha solli përpara të pranishmeve dhe momente të rendësishme të marrdhënies së Nënë Terezës me atdheun e saj, Shqipërinë, të cilin pavarësisht qëndrimit të diktaturës komuniste, nuk e harroi dhe as e braktisi asnjëherë.
Aktiviteti vijoi me një vizitë në qendrën e misionareve të Nënë Terezës në Budapest, ku Zj. Berisha u njoh me punën e misionareve në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Në mbyllje, Zj. Berisha dhe Zonja e Parë e Hungarisë, si dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Budapest dhe përfaqësues të kishës e besimtarë të shumtë, morën pjesë në meshën e organizuar për nder të Nënë Terezës në Bazilikën e Budapestit nga Nunsi Apostolik i Vatikanit, Kryepeshkopi Alberto Bottari de Castello dhe nga Kardinali i Hungaris Peter Erdo.