E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boboshtice dhunohen serish varret

Shkelen sërish varret e Boboshticës me rastin e Festës së Çlirimit të Greqisë. Pjese e homazheve te zhvilluara ka qenë edhe Naum Disho, i cili qendronte përkrah deputetes së partisë Nea Demokracia Maria Antoniu.

Pasi Gjykata e Lartë e ktheu për rishqyrtim çështjen e Naum Dishos, ky i fundit mbetet i lirë deri në një vendim të ri të Gjykatës së Faktit në Korçë, gjë qe ka sjellë edhe daljen publike të Dishos, i cili pasi u dënua me një vit burg rreth një vit më parë ka arritur t'i shmanget drejtësisë.
 
Ceremonia fetare është mbajtur në varet 200-vjeçare të fshatit gjatë paradites te se shtunes, në nderim të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo greke në vitin 1940. Përfaqësuesit e Organizates "OMONIA", konsullates greke ne Korce, por edhe dhjetra vizitorë kanë mbërritur nga shteti Grek enkas për homazhet me rastin e kësaj feste.

Tre autobusë dhe dhjetëra makina janë ndalur në këtë fshat ndërsa udhëtarët por edhe përfaqësues të organizatave të ndryshme kanë vendosur kurora të shumta lulesh pranë memorialit të ndërtuar në varret e vjetra të këtij fshati.

Fillimisht ceremonia ka nisur me mbajtjen e meshës ne gjuhen greke në Manastirin e Shën Mërisë, ku ndodhen edhe varret. Pjesëmarrja e dhjetra personave në këtë ceremoni ka bërë që ata jo vetëm të qëndrojnë mbi memorialin e ndërtuar dy vjet më parë enkas për këtë festë, por të shkelin edhe mbi varret, që sipas banorëve ndodhen eshtrat e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre shqiptarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›