E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK proteste ne Kelcyre

Disa dhjetëra mbështetës të Aleances Kuq e Zi u grumbulluan për disa orë në Urën e Dragotit për protestuar ndaj “marshimit të fashistëve grekë“, siç i etiketuan ata drejt territorit shqiptar, përfaqesuesit e ekstremit të djathtë grek 'Agimi i Artë".

Protesta u mbajt ndersa kete fundjave mbahen ceremonitë përkujtomore në varret e ushtarëve grekë në Këlcyrë dhe Bularat. Protesta e paralajmëruar në vigjilje të ditës përkujtimore të luftës italo-greke ka qenë e qetë dhe e shoqëruar me simbole kombëtare. Ura e Dragotit dhe faqja e kodrës ishin mbuluar me flamuj kombëtarë, ndërsa e gjithë zona ishte siguruar me forca të shumta policie.

"Këta fashistë vijnë këtu në territorin shqiptar çdo vit, për të bërë pelegrinazh antishqiptar. Aleanca Kuqezi kërkon që të respektohet në kufi reciprociteti, ashtu si ndodh me çamët të ndodhë edhe me shtetasit grek. Kuqezinjtë e Këlcyrës urdhërojnë që këta manifestues grek, nëqoftëse nuk e bëjnë do të përballen me furinë e kuqezinjve të Këlcyrës", thotë Augen Xhaferraj, përfaqësues i AK-së në Këlcyrë.

Tradicionalisht të rënët grekë të luftës italo-greke që prehen në territorin shqiptar përkujtohen përmes ceremonive zyrtare në të dy këto varreza.

Sipas axhendës zyrtare në ceremonitë që do të mbahen te dielen do të marrin pjesë faliljarë të ushtarëve të vrarë, përfaqësues të lartë të Qeverisë se Athines, ambasadori grek në Tiranë, por nuk konfirmohet zyrtarisht prania e deputeteve të ekstremit të majtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›