E Martë, 3 Nëntor 2026

Përkujtimi i Holokaustit, Begaj: Shqiptarët s’bënë kompromis as me jetën e tyre për mbrojtjen e hebrenjve

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, presidenti Bajram Begaj tha se kjo ditë duhet të shërbejë si reflektim që kjo periudhë e errët e njerëzimit të mos përsëritet më dhe të kundërshtojmë padrejtësitë në të ardhmen.

Duke shprehur krenarinë për popullin shqiptar që nuk i dorëzoi hebrenjtë te nazistët, Begaj tha se ai nuk bëri kompromis as më jetën e tij për mbrojtjen e tyre.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit. Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit. Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, shkruan Begaj.

27 janari shënon Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ku u çlirua edhe kampi famëkeq i Aushvicit, në të cilën u vranë rreth 1.1 milionë hebrenj.

Gjatë periudhës së Luftës së Dytë botërore, nazistët vranë rreth 6 milionë hebrenj duke shënuar një nga tmerret më të rënda në historinë njerëzore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›