E Diel, 1 Nëntor 2026

Perkujtimi i vdekjes se Gumes politikanet vendosin te heshtin

VLOR - Ne ceremonine perkujtimore per Aristotel Gumen qe humbi jeten 40 dite me
pare qene te pranishem vec disa banoreve te Himares Dhermiut e zonave minoritare te
Gjirokastres edhe deputete greke e perfaqesues politike te minoritetit ne Shqiperi. Nese
dite me pare per ngjarjen e Himares perfaqesuesit e PBDNJ-se nuk i kursyen komentet dje ata kerkuan mirekuptim per te mos dhene asnje deklarate publike. Vangjel Dule e Vasil Bollano te pranishem ne ceremoni thane se kjo dite perkujton Gumen ndaj nuk ka vend per asnje prononcim.

Mesha
Ceremonia ka nisur ne kishen Shen Pando-s ku ka marre pjese mitropoliti i Gjirokastres.
Gjithcka eshte kryer ne gjuhen greke si edhe meshat paraardhese fillimisht me meshen e se dieles dhe me pas ate per 36- vjecarin Guma. Nje numer i konsiderueshem njerezish qene dje ne kishe ku per mungese vendi mesha eshte ndjekur edhe ne ambientet e jashtme nepermjet altoparlantit. Asnje kamere por vete mund te merrni pjese na thone banore te Himares. Greqishtfolesit na ndihmojne edhe ne shpjegimin e riteve ceremoniale. Gjithashtu na bejne me dije se mesha shoqerohet nga nje grup i korit kishtar te Bularatit ne Dropull.

Ceremonia ne varreza
Nga kisha te gjithe jane drejtuar ne rruge dhe pjesa me e madhe i jane drejtuar ne heshtje varrezave te Himares. Familjare dhe te aferm mblidhen tek vendi ku prehet 36-vjecari ku qahet ne greqisht dhe ne shqip. Ne ambientet e varrezave kane shoqeruar ritet edhe perfaqesuesit e partive te mesiperme si dhe te ardhurit nga Greqia. Aty kane mberritur me pas edhe autoritetet fetare te cilat kane marre pjese gjithashtu ne ritet per nder te te ndjerit.

Perfaqesuesit e partive kane kursyer komentet.
Dule tha se ne kete dite politika nuk ka asnje koment per te bere pasi respektojme kujtimin e 35-vjecarit Guma. Ai gjithashtu nuk ka dhene pergjigje edhe nese do te kete heshtje ne ditet ne vijim per kete ceshtje. Nuk ka pranuar te komentoje gjithashtu Bollano por edhe perfaqesuesi i PASOK-ut.

Banoret variante te ndryshme per ngjarjen
Bisedat ne Himare hera-heres nderthuren tek ngjarja e 40 diteve me pare. Nuk e kuptojme pse ndodhi. Ne jemi njerez te thjeshte dhe as jemi ngaterruar me njeri as duam te ngaterrohemi. Gjithmone i kemi pasur marredhenie te mira. Kjo na ka lene shije shume te keqe - thone dy te moshuar qe presin jashte kishes te kryhen ceremonite e para. Ne nuk jemi fanatike dhe as ekstremiste. Kemi qene gjithe kohes ne marredhenie shume te mira ne himariotet me shqiptaret - vijon biseda duke bere edhe nje ndarje grupesh.
Buja e kesaj ngjarjeje per te tjere eshte normale. shte vrare kot nje njeri vetem pse fliste greqisht. Thone madje se e kane vrare me plumb fillimisht por ende nuk dihet sakte versioni. I eshte vrare nenes tek pragu i shtepise dhe u vra pse fliste ne gjuhen e tij - thote nje grua veshur me te zeza teksa i drejtohet hyrjes se kishes. Gjithsesi tek bisedat e personave nuk mungojne as ata qe shohin gjithcka me rezerva.
shte nje dhimbje e madhe por nuk duam te shfrytezohet. Ne e kemi folur gjuhen tone
qysh ne kohen e Enver Hoxhes - pohon nje himariot teksa shqipton shpjegimin perzier
me theksin grek.

Te afermit Duam drejtesi
Sarandi Goro jeton ne Selanik dhe thote se eshte fis me familjen Guma. Teksa biseda
vjen tek ngjarja e javeve me pare ne Himare ai tregon se ka qene ate dite fare afer vendngjarjes E vrane kot. Une isha aty. Zbrit poshte i thashe. U fola dhe atyre qe erdhen me makine pasi ata sic mesuam ishin zene. Pse fliste ky greqisht. Ai ishte me motor. I vajten pas me makine. Ata ishin zene tre dite me pare ne Spile. Dhe jane zene me pas me grushte. Me pas ndodhi ajo qe ndodhi. Ishte vrasje. Ka qene akt barbar ky. Neve nuk kemi pasur te tilla gjera. Ne skemi cte ndajme ortodokset me myslimanet. Ata jane sot ne burg. Te vuajne denimin sipas asaj qe parashikon drejtesia. Gjithcka ka qene e paramenduar ndaj drejtesia te vere ne vend gjithcka.

Himara dje qetesi dhe forca policie
Situata dje ne Himare ka qene e qete. Po keshtu nuk ka pasur bllokime aksesh apo incidente te tjera. Nuk kane munguar efektive te qarkullimit rrugor nga drejtoria e policise
se Vlores por ne te dale te Himares ka pasur gjithashtu forca policie ne nje radhe te gjate automjetesh te gatshme per cdo situate. Efektive te policise civile kane qene gjithashtu te pranishem ne Himare por ka pasur thjesht nje ceremoni perkujtimore pavaresisht se kane zgjeruar permasat e saj perfaqesues shqiptare e te huaj te politikes
autoritete fetare e mjaft banore te Himares e zonave perreth. Efektive te policise u derguan ne Himare qe te shtunen per te mbajtur nen kontroll situaten nderkohe qe ceremonite jane ndjekur edhe nga media greke te cilat gjithashtu kane mberritur
prej mbremjes se te shtunes ne Himare.

Te pranishem greke te dhenat jane marre nga gazetaret greke

Ajdhonis Jeorjadhis deputet i partise se LAOS Deputet Mihalis Pandullas i
PASOK deputet i Janines
Ish-prefekti i Selanikut Hajidhis aktivist per ceshtjen e Vorio Epirit
Deputeti i Demokracia e Re perfaqesues i prefektures Seres Kostas Kukodhimos
Kostas Pandazis sekretar i rinise se PASOK

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›