E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet 100-vjetori i lindjes së Mihal Popit

Sa herë flitet për ish-prefektin e kryeqytetit Qazim Mulletin, na vjen ndërmend figura e aktorit që e përjetësoi atë në kryë të herës në teatër, Mihal Popin. Aktorin aq komik e ironik njëherësh që me interpretimin e tij të rrallë ka skalitur plot personazhe të njohur të kryeveprave teatrale, si Falstaf te “Gratë gazmore të Uindsorit”, apo Anton Antonovic tek “Revizori”. Miq të tij të teatrit, që i fali plot 40 role, të kinemasë dhe familjarë, u mblodhën për ta kujtuar në 100-vjetorin e lindjes, “Artistin e Popullit”, Mihal Popi.
Mihal Popi, ishte fotograf dhe aktor i lindur, një aktivitet që e nisi qysh herët, në moshën 15-vjeçare me grupet amatore, për të ngritur më pas në 1932-in, grupin e vet teatral pranë Kinema “Gloria” në Tiranë. Si fotograf gjatë pushtimit, me krijimin e Teatrit Popullor, ai ishte të parët aktorë të tij, që falë emocionit të rrallë që shkaktonte në skenë, film, dhe Estradën e shtetit, u vlerësua me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›