Përkujtohet 103 vjetori i ditëlindjes së Enver Hoxhës
16 Tetori dita e lindjes së Enver Hoxhës siç do vit përkujtohet prej nostalgjikëve të asaj kohe. Edhe pse në moshë të thyer ata çdo vit shkojnë tek varri të nderojnë personin që e konsiderojnë si udhëheqësin më të madh të të gjitha kohërave. Besnikët e atij regjimi shprehen se Enveri ka qenë një figurë mjaft e madhe që e zhvilloi vendin.
Enver Hoxha u lind në Gjirokastër në vitin 1908 dhe u nga jeta në vitin 1985. Enver Hoxha ishte diktatori i Shqipërisë për 40 vjet që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje. Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçar burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra udhëheqës, popull të thjesht , udhëheqës lokal për çështje jo madhore, predikues fetar myslimanë dhe krishterë si ata të cilët kundërshtuan kolektivizimin e pasurive.