E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet 22 vjetori i grupit parlamentar shqiptar në Maqedoni

Me moton “22 vjet grup parlamentar shqiptar” të përfaqësuara nga Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) dhe Partia Demokratike Popullore (PDP) sot në Tetovë u përkujtua 22 vjetori i konstitutimit të grupimit të parë parlamentar shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë.

Kjo ceremonië që përkujtoi deputetët e parë shqiptarë të legjislacionit pluralist në Maqedoni 1991 – 1994 u organizua nën patronatin e dy ish-drejtuesve dhe themeluesve të kësaj partie, Eshtref Aliu dhe Muhamed Halili.

"Sot 22 vjet pas, politika shqiptare duhet të lë pas vetes fazën e elitizimit, të personalizimit me elita të ngushta politike partiake dhe të nsiet rrugës së masovizimit, ndër zgjedhësit të rikthehet besimi i humbur në politikë. Të gjithë duhet të kontribuojnë dhe ta pasurojnë brendinë e politikës dhe jo të tentojnë që të bëhen të pasur duke u marrë me politikë”, deklaroi Muhamed Halili.

Në këtë shënim morën pjesë shumica e themeluesve të kësaj partie, mirëpo ishte evidente mosprania e ish-liderëve Abdyrrahman Haliti dhe Abdiladi Vejseli.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe njëri nga liderët e parë të kësaj partie të njohur si lëvizja e parë demokratike, Nevzat Halili. Ky eveniment u mbajt në hotelin Liraku në Tetovë, ndërsa organizatorët ndanë mirënjohje për kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti për ndihmën e dhënë për mbajtjen e këtij manifestimi përkujtimor. Në këtë akademi me një minutë heshtje u nderuan të gjithë veprimtarët dhe deputetët e PPD-së që kanë ndërruar jetë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›