E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe veteranët propozojnë zhvendosjen në oborrin e xhamisë

E përditshmja serbe “Blic” ka raportuar se  në takimin e sapo përfunduar të dy organizatave të veteranëve të UÇPMB-së, me kërkesë të Prishtinës dhe Tiranës, është vendosur që të propozohet zhvendosja e lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës në oborrin e xhamisë ose në atë të Pallatit të Kulturës.

Sipas “Blicit”, pritet që pas këtij takimi për këtë vendim të njoftohet Qeveria e Serbisë dhe nga ajo të kërkohen disa ditë kohë për implementimin teknik të këtij vendimi.

Për nesër në ora 11 është caktuar të mbahet takimi i liderëve të gjashtë partive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në të cilin do të paraqitet ky vendim.

Ndërkaq, nesër pritet të takohen edhe një herë udhëheqësit e Luginës që të merret një vendim përfundimtar. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›