Perkujtohet 66 vjetori i sulmit berthamor ne Hiroshime - Pas Fukushimes vihet ne pikepyetje perdorimi i energjise berthamore

Organizimi ne Hiroshima ishte i njejte si gjithmone por ne mesin e pjesemarresve kishte edhe njerez qe vinin nga zona e centralit berthamor te demtuar ne Fukushima 1. Kryetari i Bashkise se Hiroshimes Kazumi Matsui beri thirrje te shtunen 6.8. jo vetem per shkaterrimin e te gjitha armeve berthamore ne bote por edhe per nje ndryshim ne politiken e energjise.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga HiroshimaKatastrofa ne centralin berthamor te Tepcos ne Fukushima 1 dhe rreziku i vazhdueshem nga rrezatimi radiaoktiv ka shkkatuar nje frike te madhe ne mesin e njerezve ne zonat e prekura dhe gjetke. Besimi qe kishin japonezet tek centralet berthamore eshte lekundur rende. Duke u nisur nga paralajmerimi qe energjia berthamore dhe njerezimi nuk mund te bashkeekzistojne disa kerkojne qe te hiqet dore plotesisht nga energjia berthamore te tjere kerkojne kontrolle te ashpra te centraleve berthamore dhe nje perdorim me te madh te energjise se riperteritshme. Qeveria japoneze duhet me perulje te pranoje kete realitet dhe te riperpunoje shpejt politiken energjitike dhe te ndermarre veprime per te rifituar besimin e popullates.
Kjo eshte hera e pare qe ne nje nga fjalimet e Hiroshimes vihet ne pikepyetje edhe perdorimi i energjise berthamore per qellime paqesore. Kryeministri i Japonise Naoto Kan perseriti deklaraten e tij se do te ndryshoje politiken e energjise.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri japonez Naoto KanNe kemi filluar te mendojme nga e para per politiken energjetike te vendit tone. Sa i perket energjise berthamore ne duhet te braktisim besimin tradicional qe centralet berthamore jane te sigurta. Ne duhet te shqyrtojme me kujdes shkaqet e fatkeqesise dhe te ndermarrim te gjitha masat e mundshme te sigurise. Por ne gjithashtu duhet te zvogelojme varesine nga energjia berthamore.
Pothuajse 70 per qind e te mbijetuareve te sulmit amerikan me bombe atomike jane per mbylljen e shpejte te te gjitha centraleve berthamore ne Japoni. Shuntaro Hida ende e kujton mire rrugen e tij neper qytetin e shkaterruar disa minuta pas shperthimit me 6 gusht te vitit 1945. Atehere si pasoje e sulmit menjehere jeten paten humbur mbi 70 mije njerez dhe poaq te tjere paten vdekur gjate muajve te ardhshem.
Atehere me shpejtesi kam udhetuar permes rruges kryesore ne qender te Hiroshimes. Une u trodnita kur takova njeriun e pare. Nuk isha i sgurte se a behej fjale per nje qenie te gjalle. Ishte shume e veshtire te identifikoje formen e tij. Ishte shume e veshtire ta kuptoje qe eshte njeri
sqaron Shuntaro Hida i cili punonte ate kohe si mjek ne Hiroshime. Tani ai ka mbushur 94 vjet. Pak kohe pas sulmit ai se bashku me disa kolege kishte ngritur ne periferi te qytetit nje qender mjekesore. Qe nga ajo kohe ai kujedeset per viktimat e rrezatimit dhe eshte nder ekspertet e pakte ne Japoni qe ka kritikuar vlerat e rrezatimit te katastrofes aktuale ne Fukushima.
Autor Peter Kujath / Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama