E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet 70-vjetori i sulmit në Pearl Harbor

7 Dhjetori përkujton 70 vjetorin e sulmit në Pearl Harbor, bombardimin e papritur mbi një bazë detare amerikane në Hawai në afërsi të Honolulusë, që çoi më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën e dytë botërore. Pikërisht në 7 dhjetor 1941, aviacioni ushtarak japonez , bombardoi bazën amerikane pa lajmëruar, ndërsa u sinjalizua në këtë mënyrë, edhe hyrja e SHBA-së në luftë. Rreth 2,390 amerikanë humbën jetën, 1,178 të tjerë u plagosën, dhe 12 anije lufte u fundosën ose u dëmtuan rëndë brenda vetëm dy orëve. Gjithashtu nga bombardimi, 323 avionë, pjesë e flotës amerikane, u dëmtuan rëndë, 70 vjet më parë. Njëkohësisht, forcat japoneze, lancuan edhe invazionin përgjatë paqësorit nga Hong Kongu në Guam.
Një ditë më pas, presidenti amerikan asokohe, Franklin D. Roosevelt, adresoi në një sesion të përbashkët në kongres, formalizimin e gjendjes së luftës ndërmjet SHBA-së dhe Japonisë. Në fjalët e presidentit, 7 Dhjetori, mbahej mend si një datë turpi. Baza amerikane Pearl Harbor në Haëaii, u sulmua nga torpedot dhe bombarduesit japonezë, në orën 7:55 të mëngjesit të së dielës, sipas orës hauaiane. Ndërsa në 8 dhjetor , Rusvelti iu drejtua përveç se kongresit, edhe të gjithë kombit, duke dhënë detaje për sulmin e nisur nga perandoria japoneze, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara ishin në paqe me këtë vend. Ka qenë pikërisht ky adresim në Kongres, ku presidenti kërkoi të aprovohej deklarata e luftës. Formalisht ajo ditë shënon edhe hyrjen në Luftën e Dytë Botërore për Amerikën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›