E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani përgatitet për luftë

Një urdhër nga komandanti i Garëdës, gjeneral Mohammed Ali Jaafari, rriti statusin operacional të gatishmërisë së forcave të vendit, duke bërë që të fillojnë përgatitjet për sulme të mundshme të jashtme.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Telegraph”, e cila citon zyrtarë të inteligjencës Perëndimore. Sipas tyre, Republika e Iranit ka filluar planet për të shpërndarë raketat me rreze të gjatë veprimi, eksplozivë dhe roje për pozitat kyçe mbrojtëse.

Urdhri vjen si kundërpërgjigje ndaj rritjes së presionit ndërkombëtar mbi programin bërthamor të Teheranit. Raportet për konfrontim të mundshëm kanë zënë vend veçanërisht pas publikimit të raportit të fundit të Agjencisë për Energjinë Atomike të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-06 11:00
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›