“Standard & Poor`s” ul vlerësimin për Francën dhe Gjermaninë

Agjencia e vlerësimit “Standard & Poor`s” ka deklaruar se perspektivat e zonës euro janë nën vëzhgim dhe se 5 vendet evropiane të vlerësuara deri më tani në nivelin “AAA’ rrezikojnë të zhvlerësohen.
Sipas agjencisë, kjo është një dhuratë e përshpejtuar Krishtlindjesh për Evropën, e cila prej dy vitesh po lufton kundër krizës së borxheve. Në krye të listës së vendeve të cilat janë të vlerësuara me AAA, janë Gjermania dhe Franca.
Menjëherë pas publikimit të këtij vlerësimi, ka reaguar Franca nëpërmjet ministrit të saj të Financave i cili ka theksuar se njoftimi për vendosjen e të gjithë eurozonës nën mbikeqyrje, nuk merr aspak parasysh propozimet franko-gjermane.