E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perëndimi, kritika ndaj zgjedhjeve në Rusi

Shtetet perëndimore kanë kritikuar Rusinë për zgjedhjet e fundit parlamentare, në të cilat partia e kryeministrit Vladimir Putin fitoi numrin më të madh të vendeve në parlament.

Përveç sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, e cila i cilësoi zgjedhjet e së dielës si të padrejta, shqetësimet e tyre rreth kësaj çështjeje i kanë shpalosur edhe udhëheqësit e vendeve të tjera perëndimore.

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Uestervelle, tha se raportet e vëzhguesve të OSBE-së tregojnë se Rusia ende ka rrugë të gjatë për të bërë në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga organizata.

Edhe ministri i punëve të jashtme i Suedisë, Karl Bildt u pajtua me Uestervellen, duke thënë se është e vështirë t`u shmangesh konkluzioneve se këto zgjedhje nuk ishin plotësisht të lira dhe të drejta, ashtu siç e meritojnë qytetarët rusë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›