E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet Airton Sena, 19 vjet pa kampionin

RUSI-19 vjet larg asaj mesdite të trishtuar në Imola, një nga legjendat e këtij sporti humbi jetën në mënyrë tragjike, por njëkohësisht fitoi përjetësinë në zemrat e atyre që e njohën personalisht, por edhe të miliona tifozëve na mbarë botën që e dashuruan sportin e Formula 1, falë magjisë që i veshi Airton Sena. Ishte vetëm 34 vjeç dhe kishte mbi shpatulla 3 tituj kampion, duke regjistruar edhe 41 suksese në 162 gara të zhvilluara. Kthesa e mallkuar Tamburelo mbetet aty si një varr i heshtur për të gjithë, që sa herë e shohin, kujtonin Senën e madh.

(a.h/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›