E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani i jep titullin “Mjeshtër i Madh” këngëtarit Kozma Dushi

BERAT- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka akorduar sot në Berat titullin “Mjeshtër i Madh” këngëtarit Kozma Dushi. Titulli i është dorëzuar nga sekretari i përgjithshëm i presidencës.

Këngëtarit Kozma Dushi iu dha titulli me motivacion për kontributin e tij në interpretimin e këngës popullore dhe asaj të lehtë.

Vetë këngëtari Kozma Dushi pasi ka marrë këtë titull ka falënderuar presidentin Nishani. “Falenderoj presidentin Nishani për titullin, ndihem krenar dhe shumë i vlerësuar”, është shprehur këngëtari. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›