E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenistja Maria Sharapova, femra më e paguar në sport

Tani gjërat kanë ndryshuar edhe në sport për femrat, pasi edhe ato janë super të paguara, pse jo, në disa raste më shumë se meshkujt. Në top-listën e femrave më të paguara në sport është tenistja ruse Maria Sharapova, e cila përfiton plot 27 milionë dollarë në vit, të ardhura këto nga grand-slemet dhe reklamat publicitare, që kundrejt ruses së bukur janë me shumicë. Në fakt, në 10 femrat më të paguara, vetëm vendi i katërt që nuk është nga tenisi. Danica Patrick merret me automobilizëm, por duke qenë edhe një femër e bukur, imazhi i saj gjendet në shumë reklama dhe për pasojë është super e paguar. Në vendin e tretë gjejmë tenisten tjetër Serena Williams, që konkuron në tenis me Sharapovën për të qenë në vendin e parë.

Femrat më të paguara në sport
Maria Sharapova 27 mln dollarë
Na Li 18.4
Serena Williams 16.3
Caroline Ëozniacki 13.7
Danica Patrick 13
Victoria Azarenka 9.7
Yu-Na Kim 9
Ana Ivanovic 7.2
Agnieszka Radëanska 6.9
Yani Tseng 6.1

(a.h/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›