E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mimoza Hafizi: Aleanca e PS synon 6 mandate në Shkodër

TIRANË- Mimoza Hafizi kandidatja për deputete e Shkodrës e cila u prezantua sot nga kreu i PS-së Edi Rama, komenton në News 24 objektivat e saj dhe aleancës që përfaqëson në këto zgjedhje.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 Hafizi deklaroi se Aleanca për Shqipërinë Europiane synon të marrë shumicën në Shkodër, pra 6 deputetë.

“Në Shkodër synojmë mazhorancën, jemi një koalicion shumë i gjërë, 5 deputetë i kemi të sigurtë, por them që me frymën e re dhe me përpjekjen e ekipit, besoj se mund të arrijmë mazhorancën në Shkodër”, tha Hafizi.

Më tej ajo zbuloi se ftesa për të qënë pjesë e listës së PS i është propozuar nga vetë kreu i PS-së Edi Rama.

“Po, zoti Rama më ka ftuar të jem pjesë e listës së PS në Shkodër, pjesa qytetare e Shkodrës besoj se do jetë mjaft e kënaqur me kandidaturën time. Kërkesën e Ramës e pranova menjëherë”, tha ajo më tej.

Mimoza Hafizi tha se kandidimi i kryeparlamentares Topalli në Shkodër nuk e tremb.
“Nuk më tremb Topalli, ne do punojmë në ekip”, tha ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›