E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, 12 komuna të bllokuara në Kukës

Moti i keq vazhdon të mbajë të mbërthyer qarkun e Kukësit. Reshjet e shumta të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë arritur të bllokojnë terësisht 12 komuna të tij. Ndërkaq akset rrugore janë të pakalueshme, një gjë të tillë e konfirmon vetë Shtabi i Emergjencave i cili njofton pamundësinë e tij për tu ardhur në ndihmë këtyre zonave. Ndërkaq temperaturat kanë kapur vlerat deri në - 7 °C, ndërsa era e fortë ka krijuar duna dëbore deri 3 metër në rrugë. Krahas vështirësive të përditshme edhe proçesi mësimor është pezulluar për këtë javë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›