Situata nga dëbora, Seiti: Nuk jemi në gjendje emergjence
Pavarësisht nivelit të lartë të reshjeve të dëborës, të ftohtit dhe ngricave, Shqipëria nuk është në gjendje emergjence siç po ndodhë në pjesën më të madhe në Europës. Qetësimi i qytetarëve vjen nga drejtori operacional i emegjencave civile Xhaferr Seiti.
Por a ka probleme me ndërhyrjet e borëpastruesve në zonat e bllokuara? “Shumë komuna në disa rrethe vazhdojnë të jenë të bllokuara, megjithëse po punohet për hapjen e tyre. Në rang vendi vazhdojnë të jenë 33 komuna të bllokuara nga 39 që ishin një ditë më parë” ka theksuar Seiti ndërsa ka dhënë edhe garanci për furnizimin me ushqime dhe ilaçe.
Për më shumë se një javë, veri dhe juglindja e vendit, janë të pushtuar nga dëbora. Situata paraqitet ende e rënduar për shkak të vijimësisë së reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulta.