E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet Dede Ahmeti

Rrugëtimi jetësor i kryegjyshit bektashian, nacionalistit të përndjekur nga komunizmi Dede Ahmetit të kujton një polifoni zërash, një proçes delikat dhe gjithpërfshirës këngëzimi.

Një polifoni dëshmish të mbërritura nga nipi tij Kujtim Ahmataj dhe historian Moikom Zeqo mbërritën në përvjetorin e kryeklerikut në shtëpinë qëdrore të ushtrisë me një dokumentar të ripunuar si dhe një fotoekspozitë historike në bardh e zi mbi bëmat e tij në rrafshin e humanizmit dhe atdhetarisë.

Dede Ahmet Myftar Ahmataj është kleriku, atdhetari, dijetari baktashjan, i cili ka mbetur në historinë e bektashizmit, në seriozitetin më kulmor të vlerësimit. Në vitin 1942 deri në maj të vitit 1944, me armë në dorë, luftoi në rradhët e Ushtrisë Antifashistye Nacionalçlirimtare dhe në vitin 1948 emërohet në postin më të lartë Kryegjysh Botëror i Bektashizmit, në Selinë e Shenjtë të Bektashinjve në Tiranë, ku shërbeu deri në 1958.

Në 10 korrikun e vitit 1980 megjithëse i sëmurë me plagë ende të pa mbyllura, me thjeshtësi e dashuri, jetoi mes familjes, besimtarëve e dashamirësve, të cilët e deshën me forcën e zemrës derisa mbylli ciklin jetësor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›