Shkodër, kapen 9 pistoleta, arrestohet një suedez
Policia kufitare e Murriqanit në Shkodër ka sekuestruar sot një sasi armësh ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e armëve, një shtetas suedez.
Sipas informacioneve policia ka gjetur 9 pistoleta në një autobuz gjatë një kontrolli rutinë ndërsa pas hetimeve u konstatua se armët ishin të shtetasit suedez, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe drejtuesin e autobuzit pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin suedez për transportimin e armëve të zjarrit në anën tjetër të kufirit.
Mësohet se shtetasi suedez udhëtonte nga Kosova drejt Gjermanisë ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik armësh.