Vrasja në Lezhë, policia zbardh emrat e të dyshuarve për vrasjen

Katër të rinj janë prangosur nga policia e Lezhës lidhur me vrasjen e një nate më parë në Blinisht të Lezhës, ku u ekzekutua një i ri, ndërsa u plagos një tjetër.Policia ka publikuar identitetin e 4 personave të arrestuar, ku janë ndaluar shtetasit O.M., 17 vjeç, N.Gj., 21 vjeç, Mateo Prendi,23 vjeç, Gabriel Marku, 20 vjeç, të katërt nga fshati Kallmet, ashtu si viktima dhe i plagosuri. Të katër të arrestuarit akuzohen për vrasjen e mbrëmshme ne qender te fshatit Blinisht te Lezhes, ku u ekzekutua 17 vjecari Daniel Bardhoci si dhe plagos Valdo Marku. Nuk dihen ende shkaqet e kesaj vrasjeje, ndërsa në vendngjarje jane gjetur shume gezhoja automatiku dhe pistolete, nderkohe qe ne drejtim te dy autoreve eshte qelluar nga nje automjet ne levizje e siper. Ne hyrje te superstrades autoret kane zbritur nga makina njerin prej tyre, i cili dyshohet se mund te jete i plagosur. Viktima ka marre vetem nje plumb ne gjoks, i cili i ka shkaktuar atij vdekjen e menjehershme, ndersa Valdo Marku ka marre dy plumba dhe i eshte nenshtruar nderhyrjes mjekesore. Viktima ishte nxenes ne vitin e trete, ndersa i plagosuri nje emigrant ne Greqi. Ndërkaq polica po punon për të zbardhur motivin e sherrit midis grupeve të të rinjëve.