Përkujtohet Kurt Cobain

Cobain, i cili u lind në vitin 1967, e themeloi grupin Nirvana bashkë me Krist Novoselic, në vitin 1985. Grupi i tij, përfshirë batistin Krist Novoselic dhe bateristin Chad Channing, incizuan albumin e tyre të parë ‘Bleach’ në vitin 1989.
Kur e incizuan albumin e tyre të dytë, ‘Nevermind’, atyre iu bashkua një baterist i ri, Dave Grohl, pasi Channing e braktisi grupin. Pasi e lëshuan albumin ‘Nevermind’ në vitin 1991, grupi u bë shumë më popullor. Ata pastaj realizuan një sukses ndërkombëtar me këngën ‘Smells Like Teen Spirit’. Me suksesin e këngës së tyre, grupi solli muzikën ‘grunge’, që ishte një fenomen i tërë i muzikës rock alternativ.
Cobain u martua me këngëtaren Courtney Love në shkurt të vitit 1992 me të cilën pati një fëmijë, Frances Bean Cobain.
Fatkeqësisht, ai u ballafaqua me probleme me abuzimin e substancave narkotike gjatë tërë jetës së tij. Pas vdekjes së tij, Courtney Love e lexoi publikisht shënimin e tij të vetëvrasjes, ku ai kishte përmendur neverinë për famë dhe ndërhyrjen e mediave në jetën e tij private si arsye për vetëvrasjen e tij.