E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real – Bayern ringjallin rivalitetin

Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve ka sjellë një përballje të afërm, historikisht përplot tension. Real Madridi dhe Bayern Munichu, bashkërisht 13 herë kampionë të Evropës, do të ringjallin rivalitetin e tyre. E kaluara e tyre pati gjithçka nga pak, nga fitoret e thella deri te përjashtimet e ashpra dhe ndërprerja e një ndeshjeje miqësore.

Nuk ka më hapësirë për lëshime. Tani fillon lufta e vërtetë. Kjo vlen më së shumti për Real Madridin që pas Dinamo Zagrebit, Olympique Lyonit, Ajaxit, CSKA Moskës dhe APOEL Nicosias në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve do të ndeshet me një kundërshtar shumë më të fortë, Bayern Munichun.

Gjiganti spanjoll dhe ai gjerman janë takuar katër herë në gjysmëfinale të garës elite të klubeve evropiane. Madje edhe “miqësoret” kanë përfunduar keq. Kishte shenja pozitive, negative e shumë përjashtime.

Reali dhe Bayerni kanë nj rivalitet të largët në Evropë. Mes vete kanë fituar 13 tituj të kampionit të Evropës. Historikisht janë dy skuadrat më të pasura, më të suksesshme dhe më të përkrahura në shtetet përkatëse.

Kur përplasen mes vete, atëherë bëhet fjalë për ballafaqim të kuptimit të plotë dhe deri më tani janë ballafaquar shpesh. Për herë të parë u takuan në gjysmëfinale të Kupës së Evropës më 1976. Skuadra e Bayernit e udhëhequr nga yjet e aso kohe Muller, Maier, Rummenigge, Hoeness dhe Beckenbauer fitoi për herë të tretë me radhë trofeun kontinental.

Katër vite më vonë, skuadrat u ndeshën në një miqësore përgatitore dhe Bayern fitoi 9-1, duke zgjuar trajnerin e Realit, Vujadin Boskov, të thotë: “Më me dëshirë do të humbja me nëntë gola se nëntë herë me nga një”.

Verën e ardhshme, Bayerni u ftua nga Reali të luajë në Trofeo Bernabeu. Klaus Augenthaler u përjashtua pas gjesteve ofenduese në drejtim të tifozëve, kurse bashkëlojtarët e tij në shenjë proteste lëshuan fushën, ndeshja u ndërpre. Më pas erdhën tjera duele gjysmëfinale.

E ashtuquajtura Quinta del Buitre mund të jetë skuadra e dytë më e mirë në histori të Real Madridit, por ky ekip nuk fitoi asnjë Kupë të Evropës e as nuk kaloi në finale. Ata arritën në tri gjysmëfinale. Milani u bëri dëm, por edhe PSV Eindhoven.

Nuk mund të mungonte edhe Bayerni. Më 1988, Reali mposhti Bayernin në çerekfinale, kurse një vit më herët ata ishin mposhtur prej tyre në gjysmëfinale. Pas një penalltie të akorduar për bavarezët, Juanito e humbi kokën dhe shkeli Lothar Matthausin.

U pendua dhe i kërkoi falje gjermanit, por mori dënim prej pesë ndeshjes. Kjo ishte përballja e tij e fundit që luajti në garat evropiane të klubeve.

Kujtime të këqija për Realin, por kishte edhe të mira: në dy herët e fundit kur fituan Ligën e Kampionëve, ata mposhtën Bayernin në gjysmëfinale.

Një shenjë? Mes 1999 dhe 2004, dy skuadrat u ndeshën mes vete në tri prej katër sezoneve. Më 1999-2000, ata luajtën katër herë. Bayern fitoi tri herë dhe humbi një, duke mposhtur Realin 4-2 dhe 4-1 në fazën e grupeve. Por, ishte Reali që kaloi në finale dhe e fitoi trofeun.

Menjëherë pasi Reali fitoi Ligën e Kampionëve më 1998, trajneri i tij, Jupp Heyncks, tani në drejtim të Bayernit, u shkarkua nga detyra. Gjatë epokës së Galaktikëve, tensioni ishte në kulm. Të dyja skuadrat provokuan në çdo mundësi.

“Do të shënojmë pesë gola kundër atyre palaçove”, kishte deklaruar sulmuesi i Bayernit, Claudio Pizarro. Kurse e përditshmja sportive spanjolle Marca kishte përqeshur portierin Oliver Kahn, duke e shndërruar në një personazh komik. Mes Realit dhe Bayernit ndjenjat janë të përbashkëta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›