Sekuestrohet 300 kg hashash, transportohej me mushka në Sarandë

300 kilogramë hashash janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në afërsi të liqenit të Butrintit në Sarandë.
Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 10 çanta, e ngarkuar në mushka dhe po transportohej nga 3 persona.
Uniformat blu pas informacioneve të marra për këtë rast kanë realizuar bllokimin e lëndës narkotike, ndërsa po vijon kërkimi i transportuesve të saj, të cilet janë larguar sapo kanë vërejtur policinë.
Sipas të dhënave droga kishte destinacion Greqinë, ndërsa po vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e ngjarjes.