E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkujtohet dita e JO

Ne Bularat te Gjirokastres jane perkujtuar te renet e luftes italo-greke 70 vjet me pare. Ne kete fshat ne vitin 1942 jane varrosur 170 ushtare greke qe u vrane ne luftime.

Ne ceremonine e zhvilluar mori pjese kryepeshkopi Anastas Janullatos ambasadori grek ne Shqiperi si dhe tre deputetet Vangjel Dule Vangjel Tavo dhe Spiro Ksera. Ne ceremoni ishin te pranishem edhe te aferm te ushtareve greke.

Vijme cdo vit ketu per te kujtuar njeriun tone te aferm. Kjo gje duket se na sjell me prane dhe e dime qe edhe ketu ne Shqiperi e cmojne shume kete dite dhe kontributin e ushtareve tane ka deklaruar Urania Kiru e aferme e nje ushtari grek.

Nderkaq ne fjalen e tij drejtuar te pranishmeve ambasadori i Greqise ne Shqiperi Nikolaos Pazios percolli mesazhin zyrtar te qeverise greke.

Ata e kane dhene jeten per nje qeelim te caktuar. Ata mbeten ketu por jane shembull orientimi per ne te ardhmen. Nese ka vlere ajo qe ata u vrane per atdheun duhet te vleje edhe kjo qe ne duhet te bejme me shume te behemi me te mire per te. Ne kete kuptim sakrifica e tyre do te na vleje per te ardhmen tha ai.

E gjithe ceremonia eshte zhvilluar me nje protokoll te organizuar nga konsullata greke ne Gjirokaster ndersa kurorat e luleve mberriten nga Greqia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›