E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi ende asnje detaj per opinionin

Statusi kandidat per Shqiperine e Malin e Zi eshte diskutuar ne nivelin e Kolegjit te Komisionereve.

Pavaresisht shkembimit te mendimeve mbi skenaret e mundshem te formulimit perfundimtar te opinionit te Komisionit mbi gadishmerine e te dy vendeve per te hedhur kete hap drejt anetaresimit ne BE mbledhja e kesaj jave nuk dha rezultat per nje qendrim me te qarte sesi do te jete opinioni i Komisionit vecanerisht per Shqiperine.

Ashtu sic u njoftua nje jave me pare ne Top Channel ekzekutivi europian kerkon te evitoje nje opinion negativ per Shqiperine por pa i dhene statusin kandidat vendit. Skenaret e deritanishem flasin ose per nje rekomandim te kushtezuar te komisionit ndaj Shqiperise si per statusin kandidat dhe per celjen e negociatave ose thjesht shmangien e shprehjes qe Komisioni parashikon per Malin e Zi per ti lsquorekomanduar Keshillit te BE-se dhenien e statusit kandidat ndaj vendit.

Por ndersa Shqiperia rrezikon te mos marre nje opinion pozitiv nga Komisioni Mali i Zi vleresohet se mund te fitoje statusin kandidat ne samitin europian te pranveres ne rast se nje gje e tille rekomandohet ne 9 nentor nga Komisioni.

Nderkohe burime konfidenciale tregojne se formulimi perfundimtar i opinionit per Shqiperine mund te vendoset me 8 nentor nje dite perpara publikimit te tij zyrtarisht.

Sic pritej celja e negociatave per antaresimin e Malit te Zi do te kushtezohet me permbushjen e disa reformave kyce ne vend. Fat qe pritet te ndiqet nga te gjitha vendet e rajonit potencialisht kandidatE. Islanda shenon vendin e fundit per te cilin Komisioni i rekomandoi Keshillit dhenien e statusin candidat e njekohesisht nisjen e bisedimeve per antaresimin e saj ne BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›