E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti i vendosin lende plasese ne makine

SHKODER- Vendosin Vendoset lende plasese ne automjetin e nje shtetasi duke demtuar ate ndersa nuk ka patur deme ne njerez. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 03.10 ne fshatin Koman te komunes Temal ne Shkoder ne vendin e quajtur Sheshi i Tragetit. Mjeti tip BM me traga SH 05 00 E ne pronesi te shtetasit T.Z. 33 vjec lindur ne fshatin Telume te komunes Temal dhe banues ne Shkoder ka qene i parkuar ne sheshin e trageteve .Lenda plasese qe sipas policise ka qene nje sasi dhe cilesi normale i eshte vendosur mjetit ne siperfaqe duke shkatuar demtimin e tij. Shperthimi nuk ka shkatuar deme ne njerez pasi ne mesnate kur dhe ka ndodhur nuk ka patur njerez prane vendit te ngjarjes. Policia ka kryer veprimet e saj dhe nga deshmite e informaioni i marre prej saj eshte bere i mundur identifikimi i dy te dyshuarve si autore te kesaj ngjarjeje emrat e te cileve nuk behen te ditur per arsye hetimi. Mesohet se dyshimet lidhen me nje konflikt te vjeter mes pronarit te mjetit dhe personave te dyshuar. Ky eshte rasti i gjashte qe nga fillimi i ketij viti i shkaterrimit te prones me mjete plasese ne qarkun e Shkodres.Ne dy muajt e fundit ka patur kater raste te tilla ne Beltoje Fierze dhe lagjen Manush Alimani ne Shkoder.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›