E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia 3 jave pa sekrete

Gati 8 muaj me pare ne misionin tone diplomatik ne Nju Jork humbi nje kompjuter. Por jo nje kompjuter dosido por kompjuteri portabel qe perdoret per komunikimin e klasifikuar mes Ministrise sone te Puneve te Jashtme dhe misionit.

Per kete misioni njoftoi vetem Ministrine e Jashtme dhe nuk e kallezoi incidentin as ne sherbimin e sigurise se OKB-se dhe as ne Departamentin e Policise se Nju Jorkut.

Lajmi u be i ditur nga gazeta Shqip. Pas kesaj struktura te Kuvendit u vune ne levizje per ti kerkuar informacion Ministrise se Puneve te Jashtme.

Top Channel ka mundur te siguroje kete korrespondence. Nga shkresa mesohet se me 4 mars ambasadori yne ne Nju Jork zoti Ferit Hoxha e ka njoftuar Ministrine e Puneve te Jashtme me hollesi per ate qe ai e cileson zhdukje te kompjuterit portabel brenda zyrave te perfaqesise sone ne Nju Jork.

Gati tre jave me vone Ministria e Jashtme ia percolli informacionin Drejtorise se Shifres ne Sherbimin Informativ Shteteror dhe Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar. Ne vijim specialistet e SHISH-it bllokuan celsat e komunikimit me kopjuterin e humbur.

Duke marre shkas nga kjo ngjarje Ministria e Jashtme u kerkoi edhe njehere perfaqesive tona diplomatike te bejne kujdes.

Ne perfaqesine tone ne Nju Jork ne mungese te nje kasaforte kompjuteri mbahej mbi tavolinen e punes dhe personi qe e ka marre mendohet te kete hyre ne nje moment kur ne perfaqesi nuk ka pasur njeri.

Sipas Ministrise se Jashtme ne kete rast nuk jane respektuar disa nga rregullat dhe standartet e sigurise te percaktuara ne nje udhezim te Ministrise te vitit 2007.

E megjithate po sipas Ministrise zhukja e kompjuterit nuk e kompromentoi standartin e sigurise ne komunikim pasi kompjuteri behej i paperdorshem nese nuk futeshin kodet e sigurise kode qe u shkaterruan tre jave me vone nga SHISH-i.

Per zhdukjen e kompjuterit dyshohen disa sherbime kunderspiunazhi ku nuk perjashtohen fuqi te medha te lindjes per motive qe lidhen me NATO-n.

Qe pas angazhimit tone te pare ne Irak perfaqesite tona diplomatike u vleresuan si me te ekspozuara per ceshtje sigurie dhe u kjo u theksua pas anetaresimit ne NATO.

Por gjendja ne perfaqesite tona diplomatike eshte larg normave te NATO-s. Me kamera sigurie jane te pajisura vetem disa perfaqesi perfaqesia ne Nju Jork nuk ka ende.

Ministria e Jashtme pohon se rritja e masave te sigurise do te kerkoje kohe dhe ne afate te parashikueshme situata do te mbetet e pandryshuar.

Per momentin vetem perfaqesia jone prane NATO-s ne Bruksel ndodhet brenda perimetrit te sigurise se Aleances.

Disa perfaqesi si per shembull ne Paris gjenden ne apartamente qe jane perzgjedhur nisur nga cmimi me i ulet.

Per shkak te kushteve te tilla te sigurise ambasadori shqiptar Ferit Hoxha ne korrespondencen e tij me Ministrine e Jashtme shkruante se misioni nuk mund te marre apo te dergoje informacione te klasifikuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›