Përkujtohet fluturimi i parë me balonë
Në datën 4 qershor, 1783, në qytetin Annonay të Ardeches në Francën jugore, ngrihet për herë të parë në qiell balona me ajër të ngrohtë. Balona e shpikur nga vëllezërit Montgolfier, ishte e stërmadhe e ndërtuar nga letër dhe rrobë, u ngrit në ajër rreth 1 milje dhe fluturoi për 10 min.
Në kujtim të kësaj dite në Annoay zhvillohet një festival ku njerëzit kanë mundësi të shijojnë fluturimin e një balone të bërë me po të njëjtat materiale si në shekullin e 18-të. Banorët e zonës me rastin e kësaj feste vishen me krahë dhe kilota mëndafshi.
Në orën 10:30 balona është ngritur dhe ka fluturuar në qiejt e Ardechois- ashtu sic ka bërë edhe 225 vjet më parë.
Balona me ajër të ngrohtë është e para përpjekje e suksesshme e njeriut për të fluturuar.