E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Në Gërdec dështuan institucionet e sigurisë

 

Tragjedia e Gërdecit, siguria në vend e dështuar. Këtë ka deklaruar Kryeministri shqiptar Sali Berisha, për sa i përket tragjedisë që ndodhi ne Gerdec. Si pasojë e shpërthimit të municioneve në fabrikë, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 vetë. Berisha ka mbledhur sot Komisionin Ndërministror të sigurisë ku ka diskutuar mbi punën e institucioneve të sigurisë në vend. “Shumë e hidhur ajo që ndodhi në Gërdec”-tha para anëtarëve të Komisionit kreu i qeverisë. Berisha ka hedhur idenë e rishqyrtimit të institucioneve të sigurisë, duke kërkuar ‘një koncept të ri për sigurinë’. Ai kërkoi bashkërendim të punës së institucioneve.

“SHISH mbledh shumë informacion, ky informacion të verifikohet nga qeveria. SHISH t’i dalë për zot asaj që konstaton”- u shpreh kryeministri. Berisha kërkoi gjithashtu ngritjen e një departamenti për agjencitë e sigurimit, i cili koordinon punën e agjentëve. Kryeministri kërkoi që SHISH të mos funksionojë vetëm në disa sektorë, siç janë ai i shërbimit ushtarak, dogana dhe tatime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›