Perkujtohet holokausti Izraeli mban frymen per 2 minuta

Israeli mbajti frymën për dy minuta ndërsa sirenat e alarmit ranë anë e kënd vendit për të shënuar ditën ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit.
Në qendër të Jerusalemit mbajtën frymën burra e gra, ndërsa ora shënoi 10.00 sipas orës lokale për të nderuar kujtimin e 6 milionë hebrejve të vrarë nga nazistët, ndërsa liderët e Izraelit morrën pjesë në ceremoninë përkujtimore në muzeun e Yad Vashem.
Qindra të tjerë morrën pjesë në ceremoninë në sheshin e getos së Varshavës brenda në kompleksin që kujton miliona hebrejtë e shfarosur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa u shua zhurma e sirenave në mbarë vendin, presidenti Shimon Peres e kryeministri Benjamin Netanyahu vendosën kurora me lule në monumentin që kujton kryengritjen në geton e Varshavës, një prej ngjarjeve më të njohura të rezistencës së hebrejve gjatë holokaustit.
Radiot interpretojnë muzikë funebre, ndërsa stacionet televizive ua kanë dedikuar programet e tyre dokumentarëve dhe intervistave me të mbijetuar. Sot të mbijetuarit janë rreth 250 mijë, gati gjysma e atyre që mbërritën me formimin e shtetit të ri më 1948-ën.
Delina Bitraku