E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e re belge Rama Ka kosto te arsyeshme

Xhamia e re e Tiranës dhe muzeu i bashkëjetesës fetare do të ndërtohen nga studioja arkitekturore BIG - Kopenhagen. Juria e përbërë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, përfaqësues të Komunitetit Musliman dhe specialistë të huaj ka përzgjedhur studion daneze si fituese të konkursit.

“Përzgjedhja e studios erdhi pas vlerësimit të 3 detajeve që kjo studio u kishte dhënë përparësi”- tha kryebashkiaku Rama duke vlerësuar se aspekti i parë pozitiv i projektit ka të bëjë me daljen e xhamisë në shesh dhe krijimin e një hapësire që përmbush nevojat e besimtarëve për faljet e përditshme.

“Ne jo vetëm që garantojmë se ky projekt dhe posaçërisht ai i xhamisë dhe qendrës së kulturës islame, janë konform planit të zhvillimit të qytetit dhe normave ligjore që kërkojnë ndërtimin e një godine pa cënuar asnjë pronë dhe asnjë pronar”-tha kryebashkiaku Rama.

Projekti fitues parashikon krijimin e një kopshti, i cili do të përmbajë të gjitha pemët dhe bimët e përmendura në Kuran, në një numër të njëjtë me herët që ato përmenden në librin e shenjtë. Si një tjetër avantazh i vlerësuar nga juria, të cilën kryebashkiaku e cilësoi me shumë rëndësi, ishte edhe prirja e qartë për t'u orientuar drejt materialeve të vendit dhe kostoja e arsyeshme e këtij projekti.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›