E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet me 8 Maj sondazhi 84 do te votojne

Këshilli Kombëtar Studentor ka përfunduar sondazhin për pjesëmarrjen e studentëve në zgjedhjet e 8 Majit. Mbi 2000 studentë nga universitete publike dhe private në Tiranë janë anketuar, duke iu përgjigjur rreth 8 pyetjeve për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen ditën e diel.

Nga sondazhi rezulton se 84 % e të anketuarve do të marrin pjesë në votime.

“Nga 2300 të anketuar, 21 % votojnë për herë të parë. 84 % e këtyre të anketuarve do të votojnë në 8 Maj. 4 % e tyre shprehen akoma të pavendosur nëse do të marrin pjesë në votime apo jo, ndërsa pjesa tjetër natyrisht që nuk do të marrë pjesë” - shprehet Qamil Dika, kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor.

Në zgjedhjet e 8 Majit pritet që të votojnë për herë të parë rreth 140 mijë të rinj.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›