Perkujtohet lufta italo-greke

Lufta e nisur ne 1940-ten, pati per pasoje dhe vendosjen e gjendjes së luftës ndërmjet Greqisë e Shqipërisë.
Argumenti qe u perdor per kete rast ishte se sulmi italian nisi nga toka e pushtuar shqiptare.
Qeveria Greke e abrogoi gjendjen e luftës në vitin 1987, por efektet e saj juridike ende nuk janë shfuqizuar, pavarësisht se Shqipëria dhe Greqia nënshkruan një traktat miqësie e bashkëpunimi në vitin 1996.
Nje parade tradicionale ushtarake do te zhvillohet si përvit në Selanik, qe kete here premton risi mbresëlënëse.
Në tribunën e paradës do të ndodhet ministri i mbrojtjes i Turqisë, i Bosnjës, si dhe disa zëvendësministra të vendeve të rajonit, mes të cilëve edhe i Shqipërisë.
28 tetori perkujtohet edhe ne Bularat te Gjirokastres, ku ndodhen dhe varre te ushtareve Greke te rene ne Shqiperi gjate kesaj lufte.