NATO, Xhons: Mbeshtesim anetaresimin e Maqedonise

Zyrtari i Departamentit amerikan te Shtetit, Stjuart E. Xhons, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Shkup, ka deklaruar se SHBA mbeshtesin plotesisht anetaresimin e Maqedonise ne NATO.
“Pozicioni i SHBA eshte i qarte, ne mbeshtesim anetaresimin e Maqedonise ne Aleance”, ka pohuar Xhons pas nje takimi me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ministrin e Jashtem, Antonio Milloshoski.
Sipas mediave maqedonase, gjate takimit zyrtaret kane diskutuar per ceshtjen e emrit kushtetues, bashkepunimin rajonal, ceshtjen e Kosoves, si dhe per bashkepunimin ekonomik mes SHBA dhe Maqedonise.